344 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 51 në Prizren
Vazhdon të shënoj rënie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të ShSKUK-së. Nga raportet e datës 7 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 421 pacientë. 344 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje […]
Vazhdon të shënoj rënie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të ShSKUK-së.
Nga raportet e datës 7 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 421 pacientë.
344 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 306 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 196 pacientë, 14 prej tyre në gjendje të rënduar, 140 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 157 me oksigjeno-terapi.
Trajtimi sipas spitaleve: Spitali i Prizrenit 51 pacientë, Spitali i Gjakovës 36 pacientë, Spitali i Pejës 63 pacientë, Spitali i Gjilanit 35 pacientë, Spitali i Ferizajt 34 pacientë, Spitali i Mitrovicës 32 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 8 pacientë.