415 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

29.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme, por shqetësues mbetet numri i viktimave dhe i pacientëve të spitalizuar. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 613 pacientë, njofton SuharekaOnline. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se në QKUK […]

415 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme, por shqetësues mbetet numri i viktimave dhe i pacientëve të spitalizuar.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 613 pacientë, njofton SuharekaOnline.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se në QKUK dhe në 7 (shtatë) spitalet rajonale të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 613 pacientë ku prej tyre 415 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti gjithashtu ka njoftuar se 15 pacientë janë në respirator dhe 423 të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Imazhi mund të përmbajë: text that says 'Republika e Kosoves Republika Kosova-Republic Republic of Kosovo Qeveria Government Sherbimi Spitalor dhe Klinik Universitar Kosoves-( SHSKUK) Univerzitetska Bolnička Klinička Služba Kosova-(UBKSK) UBKSK) Hospital and University Clinical Service ofKosovo-(HUCSK) Qendra Klinike Universitare Kosoves-Universitetski Klinikcki Centar Kosova- University Clinical Center fKosovo Raporti dates: 28 Dhjetor 2020 SHERBIMI SPITALOR DHE KLINIK UNIVERSITAR KOSOVES Totali rasteve te spitalizuara dhe atyre me Covid-19 613 Paciente ne trajtim 15 respiratore 33 CPAP 423 02 Te konfirmuar me Covid-19, shtrire neklinika dhe spitale 415'