297 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 43 në Prizren
Vazhdon të shënoj rënie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të ShSKUK-së. Bazuar në raportet e datës 8 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 414 pacientë. 297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë […]
Vazhdon të shënoj rënie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të ShSKUK-së.
Bazuar në raportet e datës 8 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 414 pacientë.
297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë ,13 prej tyre në gjendje të rënduar, 108 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 135 me oksigjeno-terapi.
Trajtimi sipas spitaleve: Spitali i Prizrenit 43 pacientë, Spitali i Gjakovës 36 pacientë, Spitali i Pejës 54 pacientë, Spitali i Gjilanit 37 pacientë, Spitali i Ferizajt 35 pacientë, Spitali i Mitrovicës 28 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 6 pacientë.