Kosova ka realizuar 400 milionë euro nga akciza në produkte gjatë vitit 2018

Rreth 400 milionë euro të hyra ka realizuar shteti i Kosovës nga akciza në produkte gjatë vitit 2018, tregojnë të dhënat e publikuara nga raporti i auditimit për Doganën e Kosovës.

Sipas raportit të auditimit, të realizuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit, thuhet se Kosova ka përfituar rreth 15 mijë euro më pak nga akciza në produkte në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.