40 pjestarë të policisë së Kosovës në Prizren do të testohen sot dhe nesër për COVID-19

Më 20 maj nga rezultatet e IKSHPK-së rezultuatn tetë raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Prizrenit, ku njëri ndër ta është edhe një zyrtar policor.

Për të parandaluar përhapjen dhe kontrolluar gjendjen e pacientëve me covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientit.

Në lidhje me këtë, të premtën dhe të shtunën do të mostrohen dhe do të testohen 40 zyrtarë policorë, të cilët dyshohet që mund të kenë pasur kontakt me policin i cili rezultoi i infektuar me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

“Nga testimet që u bënë, njëri nga ta është zyrtar policor i cili për momentin është shumë mirë me shëndet dhe është në shtëpinë e tij. Ndërsa 40 policë të tjerë të cilët dyshohet që mund të kenë pasur kontakt me policinë do të testohen sot dhe nesër.

20 policë do të testohen sot dhe 20 nesër, të  gjithë të gjurmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik si raste kontakti të drejtpërdrejt apo si rrethi i dytë i rasteve të kontaktit”, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka treguar se zyrtari policor i prekur me COVID-19 është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjendet në vetizolim në shtëpinë e tij.