4 mijë e 273 persona po mbikëqyren nga IKSHP si kontakte të rasteve të konfirmuara me Covid-19

33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke bërë që numri i përgjitshëm i të infektuarve të shkojë në 283.

Në njoftimin që e lëshoi sot IKSHP, u bë e ditur se 20 raste të konfirmuara vijnë nga Prishtina, teksa kontaktet e personave të konfirmuar me COVID-19 janë në mbikëqyrje të plotë.

Sipas asaj që ka njoftuar IKSHP, janë 4 mijë e 273 kontakte të rasteve pozitive që aktualisht janë në mbikëqyrje.

Aktualisht, komuna më e prekur në Kosovë nga koronavirusi është Malisheva, teksa dje shënoi rastet e para edhe Skenderaj.

RAPORTO