4 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar 2 persona të dyshuar dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa,Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.