38 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

38 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
Çlirim Gashi

06.06.2021 / Lajme


Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 7 spitalet e përgjithshme po vazhdon trajtimi i pacientëve me Covid-19.

Sipas raportineve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 26 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë

2 në gjendje të rënduar

23 të konfirmuar pozitivë

23 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.

RAPORTO