376 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

06.05.2021

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka njoftuar se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2. SHSKUK ka njoftuar se bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u […]

376 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka njoftuar se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

SHSKUK ka njoftuar se bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Poashtu, SHSKUK-ja ka bërë të ditur se në spitalet e përgjithshme të Kosovës po trajtohen 283 pacientë, prej të cilëve 231 janë pozitiv me COVID-19.

Në spitalin e rajonal të Prizrenit aktualisht po trajtohen 54 pacientë, raporton SuharekaOnline.

”Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 49 pacientë

Spitali i Pejës, 64 pacientë

Spitali i Gjilanit, 34 pacientë

Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.