Bizneset Vende Pune Ofertat

360 mijë vende pune, Gjermania në mungesë të mësuesve e policëve

360 mijë vende pune, Gjermania në mungesë të mësuesve e policëve

08.08.2023 Lajme

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Sindikatat gjermane paralajmërojnë nga kolapsi në shërbimin publik për shkak të mungesës së mësuesve, edukatorëve e policëve.

360.000 vende në administratën e shërbimit publik janë të pazëna. Disa sindikata të administratës së shërbimit publik në Gjermani kanë ngritur alarmin.

“Nëse politika nuk vepron, kërcënon një kolaps i personelit”, ka thënë Daniel Merbitz, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, GEW pët grupin mediatik Funke. Kurse zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, GdP, Michael Mertens paralajmëron se “në të gjithë sektorët e policisë mungojnë policët”.

Në punën hetimore në Gjermani është krijuar prej vitesh një stok dosjesh që duhen përpunuar.

“Nga kjo problematikë vuajnë të gjitha landet, edhe Policia Federale dhe Zyra Federale e Kriminalistikës”.

360.000 vende të pazëna në shërbimin publik shtetëror

Kreu i Shoqatës së Nëpunësve, dbb Ulrich Silberbach po ashtu vëren, se nëse “nuk ecim përpara në digjitalizim dhe reduktimin e burokracisë, mungesa e personelit do të çojë në zgjatje të afateve të trajtimit të dokumenteve, do të përkeqësojë kujdestarinë në kopshte dhe në përgjithësi do të dobësohet ndjeshëm aftësia vepruese e shtetit.”

Sipas të dhënave të shoqatës dbb, ka rreth 360.000 vende pune të pazëna në sektorin e shërbimit publik shtetëror. Deri në vitin 2030 dalin në pension rreth 1,3 milionë të punësuar të shërbimit publik. Anëtari i kryesisë së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Merbitz është shprehur se prej vitesh sistemi arsimor nuk është financuar sa duhet, “me pasoja dramatike”. Në të gjithë sektorët e arsimit, si në shkolla dhe kopshte ka një mungesë të ndjeshme të fuqisë së kualifikuar punëtore.

“Kjo çon shpesh në një rreth vicioz të mbingarkesës së personelit nga mungesa e fuqisë punëtore dhe mungesë fuqie punëtore nga mbingarkesa,”- thotë Merbitz, sepse shumë të punësuar në këtë sektor dalin me orar të shkurtuar për të shmangur stresin personal.

Edhe mungesa e policëve ndjehet sidomos në sektorin e kontrollit të trafikut, thotë Mertens.

“Pasoja është një rrezik më i vogël i kapjes së rasteve të shkeljes së rregullave që reflektohet negativisht në statistikën e aksidenteve.”/DW

Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
N.T.P NEON Tjera Xhavit Bajraktari (Rruga Tranzit),
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende88 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë