36 të vdekur dhe 1630 raste të reja me COVID-19

29.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 11.017 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,630 raste pozitive. lajm në zhvillim Gjatë […]

36 të vdekur dhe 1630 raste të reja me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 11.017 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,630 raste pozitive.

lajm në zhvillim

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 36 raste të vdekjes nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.