36 persona me covid-19 po trajtohen në klinikën infektive, dy në gjendje kritike

29.04.2020

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive të ditës së sotme, në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë me Covid-19. 28 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Siç njofton infektologia Sadije Nimani, raportin e së cilës e transmeton QKUK-ja në Facebook, në mjekimin intensiv të klinikës janë […]

36 persona me covid-19 po trajtohen në klinikën infektive, dy në gjendje kritike Foto: Ilustrim

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive të ditës së sotme, në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë me Covid-19.

28 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Siç njofton infektologia Sadije Nimani, raportin e së cilës e transmeton QKUK-ja në Facebook, në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

“Sot nga klinika do të lirohen 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19”, thuhet në njoftim.