35 këshilltarë për kryeministrin Ramush Haradinaj

09.01.2019

Zyra e Kryeministrit do t’i rrisë edhe më shumë shpenzimet nga buxheti i shtetit. Kjo sepse ka vendosur të shtojë numrin e këshilltarëve politikë, raporton KTV. Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë. Pos kësaj, Haradinaj mund […]

35 këshilltarë për kryeministrin Ramush Haradinaj Foto: Ilustrim

Zyra e Kryeministrit do t’i rrisë edhe më shumë shpenzimet nga buxheti i shtetit.

Kjo sepse ka vendosur të shtojë numrin e këshilltarëve politikë, raporton KTV.

Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë.

Pos kësaj, Haradinaj mund të ketë edhe 9 këshilltarë të tjerë nga radhët e komuniteteve, përfshirë atë malazez dhe kroat, që zyrtarisht nuk njihen si komunitete.

Në total, kryeministri pritet t’i ketë 24 këshilltarë politikë që paguhen nga paratë e taksapaguesve kosovarë.

Bazuar në vendimin për rritje të pagave të qeverisë, paga e këshilltarit politik të kryeministrit është 1.340.

Me 11 këshilltarë të jashtëm por që nuk paguhen nga buxheti, Haradinaj pritet të ketë afër vetes 35 këshilltarë.

Por, Zyra e Kryeministrit thotë se 9 këshilltarët e komuniteteve nuk duhet të hyjnë në numrin e përgjithshëm të këshilltarëve.