349 raste aktive me coronavirus në Kosovë

10.09.2022

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 349 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 7 raste aktive me COVID-19, fatmirësisht dje nuk është regjistruar asnjë rast i […]

349 raste aktive me coronavirus në Kosovë Foto: Ilustrim

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 349 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 7 raste aktive me COVID-19, fatmirësisht dje nuk është regjistruar asnjë rast i ri me këtë virus në komunën tonë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 64 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 16, Pejë 6, Lipjan 4, Ferizaj 3, Shtime 2, Prizren 2, Gjilan 2, Gjakovë 2, Kamenicë 1, Fushë Kosovë 1, Skenderaj 1, Mitrovicë 1, Podujevë 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 13, Pejë 9, Lipjan 8, Fushë Kosovë 7, Gjakovë 4, Prizren 3, Mitrovicë 3, Kamenicë 3, Viti 2, Ferizaj 2, Malishevë 2, Istog 2, Shtime 2, Gllogoc 1, Rahovec 1, Podujevë 1, Skenderaj 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,349.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.767 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.570 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.058 doza të treta dhe 1,746 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.