349 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale

27.01.2021

Në muajin e parë të këtij viti janë identifikuar numër i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 po ashtu është regjistruar numër i lartë i viktimave nga ky virus. Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti ka njoftuar […]

349 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në  QKUK dhe spitalet rajonale Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në muajin e parë të këtij viti janë identifikuar numër i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 po ashtu është regjistruar numër i lartë i viktimave nga ky virus.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti ka njoftuar se aktualisht në QKUK dhe në spitalet rajonale të vendit, aktualisht janë duke u trajtuar 546 pacientë.

Nga 546 pacientë që po trajtohen në QKUK dhe sptalet rajonale të Kosovës, prej tyre 349 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Tutje, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se 341 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, 19 të tjerë janë duke u trajtuar me CPAP dhe 5 pacientë janë duke u trajtuar me respiratorë.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 301 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 16 raste të reja me COVID-19.