347 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

11.05.2022

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 347 raste aktive me koronavirus. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 20 qytetarë. Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665. Në 24 orët e fundit janë […]

347 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 347 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 20 qytetarë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.083 doza të vaksinës. Deri më sot 822.338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.