342 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar ngritje të theksuar duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se vetëm sot gjatë ditës janë identifikuar 289 raste të reja me COVID-19 dhe janë raportuar 14 viktima, numër ky rekord nga fillimi i vitit deri më tani, shkruan SuharekaOnline.

Në Komunën e Suharekës sot është raportuar për një viktimë dhe 4 raste të reja pozitive me COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se në QKUK dhe në Spitalet Rajonale të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 524 pacientë, prej të cilëve 342 janë pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu ai ka njoftuar se 8 pacientë janë duke u trajtuar me respirator dhe 358 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

RAPORTO