34 raste me COVID-19 në Kamenicë, rreth 40 persona do të testohen sot

34 persona nga komuna e Kamenicës janë konfirmuar të prekur me COVID-19 deri më tani. Rastet e fundit në këtë komunë u shënuan të më 22 prill, ku 8 persona rezultuan pozitivë në testimet për koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka marrë rreth 40 mostra për testim në komunën e Kamenicës, të personave që dyshohet se kanë pasur kontakte me të prekurit me COVID-19

Rreth 40 persona nga tetë fshatra të komunës së Kamenicës po presin të testohen sot për të parë nëse janë prekur me COVID-19 apo jo.

Këtë e ka thënë për Express zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti.

“Në IKShPK kemi dërguar një listë me persona që duhet të testohen. Rreth 40 mostra janë marrë sot në komunën tonë, përfshirë Poliqkën, Topanicën, Kamenicën, Koretinin, Marocën, Hogoshtin, Berivojcën dhe Hodonocin”, ka theksuar Rashiti.

RAPORTO