34 aksidente dhe 1273 tiketa trafiku në ditën e djeshme

02.02.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 34 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut të shqiptuara, po ashtu pati edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 34 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 17 […]

34 aksidente dhe 1273 tiketa trafiku në ditën e djeshme Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 34 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut të shqiptuara, po ashtu pati edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 34 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 17 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1273 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 20 arrestime.

Policia e Kosovës, 11 persona i dërgoi në mbajtje, dhe 6 persona janë në vuajtje të dënimit.