33 persona me covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, një në gjendje të rëndë

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me datë 30 prill, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.

Në njoftimin për media theksohet se gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive rezulton se 27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive”, thuhet në raportin e hartuar nga doktoresha Sadie Namani, specialiste dhe infektologe.

Tutje, theksohet se sot nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë me Covid-19 pozitivë lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.

RAPORTO