32 të shëruar dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 8 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

32 të shëruar dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 8 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 107,867 raste prej 693,580 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,264 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (3), Podujevë (2), Gjilan (1), Vushtrri (1) dhe Fushë Kosovë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,495.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan (23), Mitrovicë (4), Pejë (2), Klinë (1), Vushtrri (1) dhe Prizren (1).

Në total numri i rasteve aktive është 108.