318 pacientë kanë vdekur gjatë vitit 2019 në spitalin rajonal të Prizrenit

06.10.2020

Agjencia e Statistikave në Kosovë  ka publikuar statistikat për vitin 2019 sa i përket shëndetësisë në sektorin publik dhe sektorin privat. Sipas statistikave të publikuara nga ASK-ja bëhet e ditur edhe për numrin e pacientëve që fatkeqësisht humbën jetën gjatë trajtimit mjeksor, njofton SuharekaOnline. Në Spitalet Rajonale të Kosovës gjatë vitit 2019 kanë vdekur 1,021 […]

318 pacientë kanë vdekur gjatë vitit 2019 në spitalin rajonal të Prizrenit Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave në Kosovë  ka publikuar statistikat për vitin 2019 sa i përket shëndetësisë në sektorin publik dhe sektorin privat.

Sipas statistikave të publikuara nga ASK-ja bëhet e ditur edhe për numrin e pacientëve që fatkeqësisht humbën jetën gjatë trajtimit mjeksor, njofton SuharekaOnline.

Në Spitalet Rajonale të Kosovës gjatë vitit 2019 kanë vdekur 1,021 pacientë të cilët po trajtoheshin për sëmundje të ndryshme.

Vetëm në spitalin rajonal të Prizrenit gjatë vitit të kaluar kanë vdekur 318 pacient, numër ky që këtë spital e rendit të parin në listën e pacientëve të vdekur gjatë trajtimit mjeksor.

Menjëherë pas Prizrenit për numër të madhë të pacientëve të vdekur renditet spitali rajonal i Pejës, ku brenda një viti kanë vdekur 246 pacientë.

Ndërsa në spitalet rajonale të tjera në bazë të statistikave shihet se shifrat janë më të vogla se 200.