313 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

03.09.2020

Shërbimi Spitalor Klinik e universitar i Kosovës ka njoftuar se nga 426 pacientët që po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, 313 janë të konfirmuar më COVID-19. Sipas komunikatës për media, në respirator janë 8 pacientë, me metodën CPAP janë duke u trajtuar 24 pacient ndërsa me oksigjen 287 pacientë. Në klinikat e […]

313 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Shërbimi Spitalor Klinik e universitar i Kosovës ka njoftuar se nga 426 pacientët që po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, 313 janë të konfirmuar më COVID-19.

Sipas komunikatës për media, në respirator janë 8 pacientë, me metodën CPAP janë duke u trajtuar 24 pacient ndërsa me oksigjen 287 pacientë.

Në klinikat e QKUK-së, janë të shtrirë 153 pacientë, prej të cilëve 108 janë të konfirmuar pozitiv me coronavirus, 108 janë konfirmuar negativ, kurse 18 janë ende të pakonfirmuar.

Ndërkaq, nëpër spitalet rajonale të shtrirë janë 273 pacientë, nga të cilët 205 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 2 janë negativ, kurse të pakonfirmuar janë ende edhe 56 pacientë.

Ndryshe, Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.