31 maji shënon Ditën Botërore pa Duhan

31.05.2020

Çdo vit, më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe partnerët globalë organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Fushata vjetore është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për efektet e dëmshme dhe vdekjeprurëse të përdorimit të duhanit dhe për të dekurajuar përdorimin e duhanit në çfarëdo forme. Tema e këtij viti është mbrojtja e gjeneratave […]

31 maji shënon Ditën Botërore pa Duhan Foto: Ilustrim

Çdo vit, më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe partnerët globalë organizojnë Ditën Botërore pa Duhan.

Fushata vjetore është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për efektet e dëmshme dhe vdekjeprurëse të përdorimit të duhanit dhe për të dekurajuar përdorimin e duhanit në çfarëdo forme.

Tema e këtij viti është mbrojtja e gjeneratave të reja, duke u përqëndruar në “Mbrojtjen e të rinjve nga manipulimet e industrisë dhe parandalimin e tyre nga përdorimi i duhanit dhe nikotinës”, transmeton rtv21.tv.

“Ndërsa industria e duhanit po synon gjithnjë e më shumë të rinjtë si një treg në zhvillim dhe i prekshëm për produktet e tij varëse, kjo është një çështje e ngutshme dhe një sfidë për politikë-bërësit e kontrollit të duhanit në çdo vend”, thuhet në një deklaratë të OBSH-së. Sipas të dhënave të vitit 2015, 17% e të rinjve nga mosha 15-25 vjeç pinë duhan në të gjithë botën. Në rajonin evropian 11.5% e vajzave dhe 13.8% e djemve nga mosha 13 deri në 15 vjeç janë përdorues të duhanit.

Dita Botërore pa Duhan 2020 do të demonstrojë se si të rinjtë mund të fuqizohen të marrin kontrollin e shëndetit të tyre dhe të refuzojnë varësinë e duhanit.