304 pacientë me Covid-19, janë të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rëndë

Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të diagnostikuar me Covid-19.

Prej tyre në QKUK 176, kurse në Spitalet e Përgjithshme 128 pacientë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.

24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.