303 të vdekur dhe afër 4 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.961.

Ditën e premte në Suharekë janë shënuar edhe tri raste të reja me COVID-19, në fshatrat Bukosh, Samadrexhë dhe Sallagrazhdë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.