303 raste pozitive në Austri, një e treta e këtyre infeksioneve ishin me pushime

15.08.2020

Mbi 300 infeksione të reja me virusin korona janë regjistruar në Austri Brenda 24 orëve të fundit thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme këtë të shtunë, e që sipas tyre kjo është shkalla më e lartë ditore e rritjes së infeksioneve që nga fillimi i prillit. Sipas Ministrisë së Brendshme, janë regjistruar saktësisht 303 […]

303 raste pozitive në Austri, një e treta e këtyre infeksioneve ishin me pushime Foto: Ilustrim

Mbi 300 infeksione të reja me virusin korona janë regjistruar në Austri Brenda 24 orëve të fundit thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme këtë të shtunë, e që sipas tyre kjo është shkalla më e lartë ditore e rritjes së infeksioneve që nga fillimi i prillit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë regjistruar saktësisht 303 raste të reja, ku 131 prej tyre ishin vetëm në kryeqytet.

Edhe më e jashtëzakonshme sipas ministrisë: një e treta e këtyre infeksioneve të reja ishin me pushime, shkruan SuharekaOnline.

Nga e hëna, 17 gusht, ora 00:00, rregulla më të rrepta të hyrjes në Austri do të zbatohen edhe për Kroacinë.

Ashtu si për “zonat e tjera të rrezikut” të tilla si Kosova, Serbia ose Bosnja dhe Hercegovina, udhëtarët detyrohen ose të kenë një certifikatë shëndetësore me rezultat negativ ose duhet të paraqiten për test brenda 48 orëve dhe karantinë në shtëpi derisa rezultati të jetë në dispozicion.