300 pacientë me Covid-19 të shtrirë në klinika dhe spitale, 273 me oksigjenoterapi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar për të dhënat e fundit reth gjendjes së pacientëve të hospitalizuar dhe atyre me Covid-19.

Totali i rasteve të hospitalizuara dhe atyre me Covid-19 është 509 persona, 300 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 që janë të shtrirë në klinika dhe spitale.

Nga ta 14 në respiratorë, 28 në trajtim me metoda joinvazive, 273 në oksigjeno terapi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kanë vdekur edhe pesë pacientë të tjerë me COVID-19 duke e çuar numrin në 135 prej se ka filluar pandemia. Në 24 orët e fundit janë edhe 118 raste të reja me koronavirus derisa janë shëruar 157 pacientë. Janë testuar 489 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPKme metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.