300 armë janë legalizuar që nga muaji dhjetor 2018

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë një vendim që të legalizojë armët, ku legalizimi ka filluar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe do të zgjasë deri më 17 qershor të këtij viti.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka deklaruar se deri tani ka kërkesa afro 300 dhe pritet që me kalimin e kohës që ky numër të rritet.

”Ne edhe kur kemi filluar këtë proces, kemi vlerësuar se qoftë edhe një armë nëse legalizohet, kjo është e arritur e Kosovës”, ka thënë Zeka, në rtv21.

Sipas zv/ministrit Zeka me gjasë janë mbi 200 mijë armë të pa-legalizuara në Kosovë, por që disa prej tyre janë armë të luftës të cilat ruhen dhe që nuk janë të gjitha armë efektiv.

Kujtojmë se, procesi për legalizimin e armëve ka filluar që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar (2018), i cili zgjat deri në muajin qershor të vitit aktual (2019).

RAPORTO