30 të vdekur dhe 685 raste të reja me COVID-19

10.09.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 9.415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive. Grupmoshat e të shëruarve […]

30 të vdekur dhe 685 raste të reja me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 9.415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive.

Grupmoshat e të shëruarve nga COVID-19 në Suharekë

15:42 Prej 12 të shëruarve nga COVID-19 në Suharekë, 9 prej tyre janë femra dhe 3 meshkuj.

Sipas grupmoshave të shëruarit me COVID-19 në Suharekë janë: 1 nga 70-79 vjet, 1 nga 60-69 vjet, 1 nga 50-59 vjet, 3 nga 40-49 vjet, 2 nga 30-39 vjet, 4 nga 20-29 vjet.

Konfirmohen 19 raste të COVID-19 në Suharekë, 1 rast te fëmijët nga 10-19 vjet

15:39 Prej 19 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 12 prej tyre janë femra dhe 7 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë: 4 nga 70-79 vjet, 4 nga 60-69 vjet, 3 nga 50-59 vjet, 1 nga 40-49 vjet, 4 nga 30-39 vjet, 2 nga 20-29 vjet, 1 nga 10-19 vjet.

12 të shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 1,384 në tërë Kosovën

15:36 Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Fushë Kosovë  220, Prishtinë  170, Ferizaj  124, Gjilan  110, Malishevë  104, Prizren  102, Pejë  90, Mitrovicë  82, Podujevë  71, Hani i Elezit  49, Viti  43, Istog  31, Shtime  31, Kaçanik  31, Kamenicë  23, Obiliq  22, Skenderaj  20, Klinë  18, Suharekë  12, Deçan  10, Junik  6, Dragash  4, Gllogoc  4, Shtërpcë  3, Mitrovica e Veriut  2, Lipjan  2.

Grupmosha e viktimës nga COVID-19 në Suharekë

15:33 30 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë, një prej tyre nga Komuna e Suharekës.

Një grua nga Komuna e Suharekës ka vdekur nga COVID-19, viktimë kjo e grupmoshës 80-++ vjet.

Grupmoshat e të vdekurve nga COVID-19: Suharekë (1 femër nga 80-++ vjet), Prishtinë (4 meshkuj dhe 4 femra, dy prej tyre 80-++ vjet, një nga 70-79 vjet, një nga 60-69 vjet, 4 nga 50-59 vjet), Prizren (3 femra dhe 2 meshkuj, dy prej tyre nga 70-79 vjet, një nga 60-69 vjet, 1 nga 50-59 vjet, 1 nga 30-39 vjet), Ferizaj (2 femra dhe 1 mashkull, një nga 80-++ vjet, 1 nga 70-79 vjet, 1 nga 50-59 vjet), Skenderaj (1 mashkull dhe 1 femër, 1 nga 70-79 vjet, 1 nga 50-59 vjet), Vushtrri (1 mashkull dhe 1 femër, 1 nga 60-69 vjet, 1 nga 40-49 vjet), Gllogoc (1 mashkull dhe 1 femër, 1 nga 70-79 vjet, 1 nga 60-69 vjet), Gjilan (1 mashkull dhe 1 femër, 70-79 vjet), Lipjan (1 femër nga 60-69 vjet), Gjakovë (1 femër nga 70-79 vjet), Kamenicë (1 mashkull nga 70-79 vjet), Rahovec (1 mashkull nga 60-69 vjet), Dragash (1 femër nga 70-79 vjet).

Një i vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

15:23 Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  107, Podujevë  47, Ferizaj  42, Prizren  42, Gjilan  37, Mitrovicë  34, Pejë  33, Gjakovë  31, Klinë  28, Malishevë  28, Viti  28, Shtime  28, Fushë Kosovë  27, Obiliq  24, Skenderaj  21, Suharekë  19, Gllogoc  18, Vushtrri  16, Istog  15, Kamenicë  12, Deçan  10, Rahovec  8, Dragash  7, Kaçanik  7, Lipjan  7, Junik  3, Hani i Elezit  3, Novobërdë  2, Mamushë  1.

Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  8, Prizren  5, Ferizaj  3, Skenderaj  2, Vushtrri  2, Gllogoc  2, Gjilan  2, Lipjan  1, Gjakovë  1, Suharekë  1, Kamenicë  1, Rahovec  1, Dragash  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës. Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.