3 të vdekur dhe 56 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 ore

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë).

Sipas statistikave të IKSHPK-së që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë deri më tani numri i viktimave ka arritur në 630, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.