3 të shëruar dhe 2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

3 të shëruar dhe 2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

17.07.2021 / Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 2 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar për rast të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë shëruar 3 pacientë.

Në total numri i rasteve aktive është 98.

Ndërsa, gjatë 24-orëve janë vaksinuar 12 mijë e 430 qytetarë. 

LEXO EDHE:  Suharekë, për vetëm 4 ditë regjistrohen 3 raste me COVID-19

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit