3 mijë e 746 ushtarë të huaj janë të vendosur në Kosovë

08.03.2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më së shumti ushtarë në Kosovë – 635. Më pas Italia me 628 ushtarë, Hungaria me 469 ushtarë, Turqia me 316 ushtarë, Polanda 247 ushtarë, Austria 204 ushtarë, Slovenia 193 ushtarë, Zvicra 187 ushtarë, Kroacia 143 ushtarë, Latvia 136 ushtarë, Greqia 109 ushtarë, Gjermania 70 ushtarë, Maqedonia e Veriut […]

3 mijë e 746 ushtarë të huaj janë të vendosur në Kosovë Foto: Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më së shumti ushtarë në Kosovë – 635. Më pas Italia me 628 ushtarë, Hungaria me 469 ushtarë, Turqia me 316 ushtarë, Polanda 247 ushtarë, Austria 204 ushtarë, Slovenia 193 ushtarë, Zvicra 187 ushtarë, Kroacia 143 ushtarë, Latvia 136 ushtarë, Greqia 109 ushtarë, Gjermania 70 ushtarë, Maqedonia e Veriut 64 ushtarë, Rumania 53 ushtarë, Moldavia 41 ushtarë, Armenia 40 ushtarë, Ukraina 40 ushtarë, Britania e Madhe 37 ushtarë, Danimarka 35 ushtarë, Bullgaria dhe Shqipëria me nga 25 ushtarë, Finlanda 20 ushtarë, Irlanda 13 ushtarë, Republika Çeke 7 ushtarë, Kanada 5 ushtarë, Suedia 2 ushtarë, si dhe Mali i Zi dhe Lituania me nga një ushtar.

Misioni i NATO-KFOR-it është të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot ka firmosur vendimin për kthimin e paqeruajtësve ukrainas që janë të shpërndarë me misione nëpër botë, përfshirë ata në Kosovë.

Tash e 13 ditë, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.