3 mijë e 669 persona vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

23.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Fillimi i vaksinimit ka pasur efekt të konsiderueshëm në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultuan 20 raste pozitive. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se […]

3 mijë e 669 persona vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Fillimi i vaksinimit ka pasur efekt të konsiderueshëm në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultuan 20 raste pozitive.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 3 mijë e 669 qytetarë kundër COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.”, thuhet në njoftim.

Poashtu sipas kësaj ministrie që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës janë dhënë 144 mijë e 685 doza të vaksinës.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndryshe qytetarët po vaksinohen me dozat e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.