3.334 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë nga 13 marsi deri më tani janë shënuar 13.454 persona të prekur nga virusi Korona, momentalisht janë 3.334 raste aktive me COVID-19.

Që nga marsi deri më sot betejën me COVID-19 e kanë humbur 525 persona.

Nga ky virus janë shëruar 9.595 persona deri më tani.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë dje ka njoftuar se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 120 persona nga 452 mostra të marra.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën nga Korona virus 9 persona.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një person nga fshati Greikoc.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.