297 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 43 në Prizren

297 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 43 në Prizren
Çlirim Gashi

08.05.2021 / Lajme

Vazhdon të shënoj rënie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të ShSKUK-së.

Nga raportet e datës 8 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 297 pacientë.

297 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 108 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 135 me oksigjeno-terapi.

Trajtimi sipas spitaleve: Spitali i Prizrenit, 43 pacientë; Spitali i Gjakovës, 36 pacientë; Spitali i Pejës, 54 pacientë; Spitali i Gjilanit, 37 pacientë; Spitali i Ferizajt, 35 pacientë; Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.

Raporti i plotë i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK):

414 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë spitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar raportet e datës 8 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë

13 prej tyre në gjendje të rënduar
108 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
135 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 85 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1 pacientKlinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 239 pacientë
15 në gjendje të rënduar
189 të konfirmuar pozitivë
171 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 43 pacientë
Spitali i Gjakovës, 36 pacientë
Spitali i Pejës, 54 pacientë
Spitali i Gjilanit, 37 pacientë
Spitali i Ferizajt, 35 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë

RAPORTO