292 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve të fundit ka shënuar ngritje të lehtë, krahasuar me ditët e para të këtij viti.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 524 pacientë, njofton SuharekaOnline.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se në QKUK dhe në 7 (shtatë) spitalet rajonale të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 524, prej të cilëve 292 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti gjithashtu ka njoftuar se 10 pacientë janë në respirator dhe 339 të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
