289 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 567 pacientë.

Prej tyre, 289 janë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv.

Sipas raporteve nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, 18 pacientë janë në respiratorë, e po ashtu 23 të tjerë me CPAP.

Për detaje të tjera, shihni tabelën, e cila tregon statistikat në detaje për klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.