24 të vdekur dhe 1,029 raste të reja me COVID-19

08.09.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 13.084 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,029 raste pozitive. 170 të shëruar nga […]

24 të vdekur dhe 1,029 raste të reja me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 13.084 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1,029 raste pozitive.

170 të shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 3,266 në tërë Kosovën

15:59 Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren  586, Pejë  433, Prishtinë  326, Klinë  231, Suharekë  170, Gjilan  162, Ferizaj  150, Malishevë  146, Istog  141, Rahovec  112, Deçan  86, Fushë Kosovë  77, Vushtrri  75, Podujevë  71, Lipjan  68, Kamenicë  67, Obiliq  64, Gllogoc  61, Kaçanik  49, Mitrovicë  48, Viti  45, Shtime  34, Hani i Elezit  24, Dragash  12, Skenderaj  12, Shtërpcë  6, Novobërdë  2, Junik  2, Gjakovë  2, Graçanicë  2, Mamushë  1, Partesh  1.

Një e vdekur dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Suharekë

15:49 Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  170, Prizren  82, Mitrovicë  80, Podujevë  75, Gjilan  65, Pejë  61, Skenderaj  58, Ferizaj  56, Fushë Kosovë  44, Gjakovë  41, Malishevë  36, Suharekë  33, Shtime  29, Lipjan  28,, Vushtrri  26, Istog  21, Viti  19, Obiliq  15, Kaçanik  14, Deçan  14, Klinë  13, Kamenicë  12, Gllogoc  11, Rahovec  10, Hani i Elezit  8, Mamushë  5, Zubin Potok  1, Junik  1, Graçanicë  1.

Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto vende: Prizren  4, Malishevë  4, Pejë  2, Ferizaj  2, Gjilan  2, Gllogoc  1, Deçan  1, Lipjan  1, Gjakovë  1, Viti  1, Vushtrri  1, Rahovec  1, Prishtinë  1, Obiliq  1, Suharekë  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.