Komuna e Suharekës në tenderin e hapur për rregullimin e ambienteve kulturore dhe festive për ditën e flamurit “28 Nëntori” dhe “Sportisti i vitit 2019” ka lidhur kontratë në vlerë prej 7674 euro.

Sipas kontratës operatori ekonomik duhet që të ofrojë shërbime muzikore për koncertin festiv 28 Nëntori  me ansambël profesionist të këngëve dhe valleve të nivelit Kombëtar dhe programi duhet të jetë live me zërim dhe binë profesionale.

Gjithashtu duhet të organizoj mbrëmjen për  shpalljen e sportistit të vitit 2019 , rezervimi i sallës në njërin nga hotelet e komunës tonë  jo më larg se 1 km nga qyteti  dhe akomodimi i sportistave pansion i plot (darkë).