28 ditë pa asnjë rast me COVID, infektologu kosovar thotë se veç atëherë shpallet mbyllja e pandemisë

10.06.2021

Vaksinimi i popullsisë kundër COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera të botës, ka bërë që të ketë ulje të rasteve pozitive dhe më pak raste të vdekjes me këtë virus. Në Kosovë është duke vazhduar rënia e rasteve pozitive, ku dje u regjistruan vetëm 21 raste të tilla në tërë vendin, […]

28 ditë pa asnjë rast me COVID, infektologu kosovar thotë se veç atëherë shpallet mbyllja e pandemisë Foto: Ilustrim

Vaksinimi i popullsisë kundër COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera të botës, ka bërë që të ketë ulje të rasteve pozitive dhe më pak raste të vdekjes me këtë virus.

Në Kosovë është duke vazhduar rënia e rasteve pozitive, ku dje u regjistruan vetëm 21 raste të tilla në tërë vendin, ndërsa në Komunën e Suharekës që dy javë nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me këtë virus.

Është shteti i Norvegjisë që së fundmi ka shpallur të mbyllur pandeminë COVID-19.

Një vendim i tillë pritet të merret edhe nga vendet e tjera, pasi të numri i të prekurve me këtë virus është i ulët.

Se a mund të merret ky vendim edhe në Kosovë, ka treguar infektologu Izet Sadiku.

Infektologu Sadiku në emisionin #gjesi në T7 në një lidhje direkte ka thënë se vendimi për mbylljen e pandemisë mund të mirret vetëm në qoftëse për 28 ditë nuk ka asnjë rast të infektimit me COVID-19.

“Në qoftëse për 28 ditë nuk ka asnjë rast, atëher mund të konsiderohet shpallja për mbylljen e pandemisë”, tha ai.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë kundër COVID-19 janë vaksinuar 86 mijë e 489 persona.