277 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Sipas raportit të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, 277 persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet kosovare.

Klinika Infektive në Prishtinë gjithsej po trajton 54 pacientë, pas tyre vjen Spitali i Prizrenit që po trajton 52 pacientë.

Gjithësej, gjashtë persona në Kosovë janë duke u trajtuar me respiratorë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.