2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës pa rroga, paralajmërohet protestë pasi përmbaruesi bllokoi llogaritë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka dalë me një njoftim, ku ka paralajmëruar protestë pasi përmbaruesi ka bllokuar llogaritë dhe për pasojë 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës kanë mbetur pa rroga.
Nga kjo sindikatë nuk i kanë përjashtuar as grevat nëse nuk u realizohen kërkesat e parashtruara.
“Siç jeni ne dijeni nga datën 29.02.2024, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare për tu ju zhvatur miliona euro ashtu siç i janë zhvatur edhe ne te kaluarën. FSP-PTK ju ka bërë të qartë te gjitha institucioneve shtetërorë edhe me herët por edhe sot se përgjegjësia për një tentim shkatërrim e degradim te Telekomit te Kosovës është komplet e tyre duke mos ndërmarr hapa për ndalimin e kësaj gjendje.
FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen edhe mbi 1700 punëtor te Telekomit te Kosovës dhe mbi 1000 punëtor te Postes se Kosovës te cilëve po ju mohohet edhe paga mujore për te cilën punojnë dhe me te cilat mbajnë familjet e tyre. Pagat janë te garantuara me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ndërsa punëtoreve po ju cenohen nga vendimet arbitrare te individëve te korruptuar ne bashkëpunim me krimin e organizuar”, thuhet në njoftim.