27 të shëruar nga COVID-19, shkon në 298 numri i përgjithshëm

01.05.2020

27 persona janë shëruar sot në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 298. “Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. […]

27 të shëruar nga COVID-19, shkon në 298 numri i përgjithshëm

27 persona janë shëruar sot në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 298.

“Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e trembëdhjetë (813) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet 2025, KQZ fillon bashkëpunim me Meta për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Etiketat