27 policë janë arrestuar gjatë këtij viti, 65 të tjerë janë suspenduar

27 policë janë arrestuar gjatë këtij viti, 65 të tjerë janë suspenduar
Taulant Krasniqi

18.07.2021 / Lajme

Për gjashtë muaj në Kosovë janë arrestuar 27 policë, ndërsa janë suspenduar 65 punonjës të tjerë. 

Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe keqpërdorimi i autorizimeve zyrtare, janë dy veprat më të shpeshta për të cilat po hetohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës. 

Në anën tjetër, gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i ankesave të qytetarëve, ku në Inspektoratin e Policor, janë pranuar 923 ankesa.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj deklaron se janë 358 raste penale duke u trajtuar nga departamenti i hetimeve.

Ai pohon se ka rritje të ankesave të qytetarëve, por edhe të arrestimeve dhe suspendimeve të policëve.

“Ka një rritje të ankesave të qytetarëve të Kosovës ndaj punës së policisë. Nga janari deri në fund të qershorit, kemi pranuar 923 ankesa të qytetarëve ndaj punonjësve të policisë për shkelje të ndryshme. Të cilat ankesa janë trajtuar në Inspektorat Policor, 358 prej tyre janë vlerësuar që kanë elemente të veprave penale dhe janë dërguar në Departament të Hetimeve për tu trajtuar konform procedurave të Kodit të Procedurës Penale. Ndërkaq, gjithashtu ka një rritje edhe të numrit të veprimeve hetimore dhe suspendimeve që kemi ndërmarrë këtë vit, si Inspektorat i Policisë. Janë suspenduar 65 punonjës të policisë për këto raste që janë trajtuar. Si dhe janë arrestuar 27 zyrtarë të policor për vepra të ndryshme penale sipas autorizimeve të prokurorëve përkatës”, deklaron Hodaj për KosovaPress .

Hodaj thotë se krahasuar me vitin paraprak, janë rreth 200 ankesa më shumë, derisa tregon se për çfarë veprash penale janë arrestuar dhe suspenduar zyrtarët policor.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit