27 mijë mësimdhënës, 225 kirurgë në grevë

01.02.2019

Kjo javë, është java e tretë për mësimdhënësit, ku në këtë grevë janë rreth 27 mijë mësimdhënës në institucionet publike arsimore, kjo grevë u organizua për shkak të rritjes së koeficientit të pagave deri në 30%, kurse rreth 225 kirurgë janë që një muaj e më shumë në grevë. Vjollca Shala, nënkryetare e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e bëri të ditur këtë njoftim […]

27 mijë mësimdhënës, 225 kirurgë në grevë Foto: Ilustrim

Kjo javë, është java e tretë për mësimdhënësit, ku në këtë grevë janë rreth 27 mijë mësimdhënës në institucionet publike arsimore, kjo grevë u organizua për shkak të rritjes së koeficientit të pagave deri në 30%, kurse rreth 225 kirurgë janë që një muaj e më shumë në grevë.

Vjollca Shala, nënkryetare e Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e bëri të ditur këtë njoftim për “Zërin”.

Vjollca Shala gjatë komunikatës për media tha se “Të gjitha institucionet arsimore të Kosovës, duke filluar nga çerdhet e deri tek universitetet, janë në grevë, diku rreth 27 mijë mësimdhënës janë në grevë”.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se pezullimi i grevës është bërë vetëm në dy shkolla të Kosovës, por këto dy shkolla nuk kanë numër të madh të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Shala ka thënë se deri më tani dy shkolla në Kosovë kanë pezulluar grevën, mirëpo sipas saj këto dy shkolla kanë numër të vogël të mësimdhënësve dhe të nxënësve.

Shkollat të cilat janë duke zhvilluar mësim ku është pezulluar greva, është shkolla fillore në Gllogjan të komunës së Deçanit, dhe shkolla tjetër nuk është bërë e ditur se cila është ajo, nga nënkryetarja e SBASHK-ut.

Kurse, në grevë janë edhe kirurgët, që një muaj e më shumë, ku Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrur asnjë vendim për ta.

Po ashtu, thuhet se rreth 225 kirurgë janë në grevë të përgjithshme.