Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,492 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 269 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar ndonjë rast i vdekjes nga ky virus.
Rastet pozitive janë nga komunat:Prishtinë 63, Ferizaj 25, Podujevë 24, Gjakovë 20, Gjilan 17, Pejë 15, Fushë Kosovë 15, Mitrovicë 14, Viti 12, Gllogoc 11, Klinë 9, Lipjan 9, Malishevë 7, Kamenicë 7, Deçan 5, Prizren 5, Kaçanik 4, Skenderaj 2, Obiliq 2, Vushtrri 2, Istog 1.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 25 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,757.