26 vjet nga masakra e Dubravës, sot mbahet tubim përkujtimor

para 31 dite

Sot shënohen 26 vjet nga masakra e tmerrshme në burgun e Dubravës, ku u vranë 118 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë nga forcat serbe gjatë periudhës 19-24 maj 1999.

26 vjet nga masakra e Dubravës, sot mbahet tubim përkujtimor

Për të nderuar viktimat e kësaj masakre, sot në Burgun e Dubravës do të mbahet një tubim përkujtimor.

Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përfaqësues të partive politike dhe të mbijetuar të kësaj masakre.

“Njoftojmë të gjithë ish-të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, si dhe të gjithë të interesuarit, se me datën 22.05.2025 (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe në nderim të 118 të burgosurve të vrarëve, mbi 300 tjerë të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 26 vjet më parë, (19-24 maj 1999). Hyrja në hapësirën e Burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 10:30. Ftojmë mediet që ta përcjellin këtë aktivitet përkujtimor në nderim të 26-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve shqiptarë nga shteti i Serbisë,” ka njoftuar Këshilli Organizativ i tubimit përkujtimor për masakrën në Burgun e Dubravës.

Kjo ditë shërben si një kujtesë e dhimbshme e krimeve të luftës dhe si një thirrje për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

Etiketat

Ofertat e fundit