Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 12.558 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1.448 raste pozitive.
lajm në zhvillim
50 të shëruar nga COVID-19 në Suharekë, prej tyre 2 fëmijë nga 0-9 vjet
15:44Prej 50 qytetarëve të shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 25 janë femra dhe 25 meshkuj.Sipas grupmoshave të shëruarit nga COVID-19 në Suharekë janë: 5 nga 60-69 vjet, 7 nga 50-59 vjet, 8 nga 40-49 vjet, 5 nga 30-39 vjet, 16 nga 20-29 vjet, 7 nga 10-19 vjet dhe 2 nga 00-09 vjet.
Konfirmohen 34 raste të COVID-19 në Suharekë, 1 rast te fëmijët nga 10-19 vjet
15:41Prej 34 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 23 prej tyre janë femra dhe 11 meshkuj.Sipas grupmoshave rastet pozitive me COVID-19 në Suharekë janë: 3 nga 70-79 vjet, 6 nga 60-69 vjet, 5 nga 50-59 vjet, 6 nga 40-49 vjet, 8 nga 30-39 vjet, 5 nga 20-29 vjet dhe 1 nga 10-19 vjet.
Brenda 24 ore 50 të shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 1,421 në tërë Kosovën
15:38Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 1,421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto vende: Prishtinë 303, Fushë Kosovë 209, Gjilan 157, Ferizaj 103, Mitrovicë 80, Gllogoc 78, Lipjan 68, Prizren 66, Malishevë 55, Suharekë 50, Vushtrri 48, Kaçanik 43, Viti 40, Dragash 29, Shtime 29, Pejë 25, Deçan 13, Hani i Elezit 11, Istog 4, Zubin Potok 3, Graçanicë 3, Podujevë 2, Kllokot 1, Klinë 1.
26 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në vendin tonë
15:35Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 26 raste të vdekjes nga COVID-19.Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto vende: Pejë 2, Malishevë 2, Viti 2, Gjilan 2, Prishtinë 2, Prizren 2, Klinë 2, Ferizaj 2, Gjakovë 2, Podujevë 1, Lipjan 1, Skenderaj 1, Gllogoc 1, Kamenicë 1, Rahovec 1, Deçan 1, Vushtrri 1.
34 raste të reja me COVID-19 në Suharekë
15:31Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto vende: Prishtinë 277, Prizren 139, Podujevë 113, Ferizaj 89, Pejë 77, Fushë Kosovë 72, Mitrovicë 66, Skenderaj 65, Gjakovë 63, Lipjan 60, Gllogoc 53, Klinë 50, Malishevë 49, Viti 44, Gjilan 36, Suharekë 34, Vushtrri 30, Obiliq 18, Shtime 18, Kamenicë 15, Istog 15, Dragash 15, Deçan 13, Rahovec 12, Kaçanik 10, Hani i Elezit 9, Mamushë 3, Novobërdë 3.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes nga ky virus.
Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës. Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.