26 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës

26 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet e Kosovës
Fjolla Hoxha

11.07.2021 / Lajme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 79 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të punës për datën 11 korrik 2021, prej tyre 26 janë të konfirmuar pozitivë dhe 40 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë: 20 të konfirmuar me COVID-19 dhe 34 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 19 pacientë + 10 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë, Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë, 6 të konfirmuar pozitivë dhe 6 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 9 pacientë.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit